• Phone: +49 115-770-946-589
  • Aachen, Germany
  • Email: assistance.kh@gmail.com
Blog

Abonimi mujor prej 49 eurosh për autobusë dhe trena në transportin lokal dhe rajonal në Gjermani, është risia e fundit, e cila mund të përdoret nga muaji maj, është pasardhëse e biletës 9 euro që ishte në dispozicion për tre muaj verën e kaluar. Synon të bëjë transportin publik rajonal dhe lokal më të përballueshëm dhe në këtë mënyrë të tërheqë më shumë pasagjerë.

Bileta do të jetë e vlefshme në gjithë transportin publik lokal dhe rajonal në Gjermani, d.m.th. në trenat rajonalë, autobusët, tramvajet, trenat nëntokësorë dhe periferikë. Ndërsa përfshihen këtu autobusët dhe trenat në distanca të gjata –  si ICE, EC dhe IC i Deutsche Bahn ose ofrues të tjerë.

A duhet të blihet sërish bileta çdo muaj?

Për të blerë biletën duhet të paguhet një abonim, i cili rinovohet automatikisht, por abonimi mund të anulohet në baza mujore. Bileta ofrohet gjithmonë në mënyrë dixhitale, pra nëpërmjet një aplikacioni në smartphone dhe është personale, pra e patransferueshme.