• Phone: +49 115-770-946-589
  • Aachen, Germany
  • Email: assistance.kh@gmail.com
Blog

Gjermania është e njohur për sistemin e saj të shkëlqyer arsimor, dhe kjo është sigurisht e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për trajnimin profesional (i njohur gjerësisht si Ausbildung ose duale Ausbildung). Por çfarë duhet të dini përpara se të filloni një Ausbildung? Ja disa fakte:

  • Kurrikula e Ausbildung është shumë e vlerësuar dhe e ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare
  • Ka më shumë mundësi për t’u përfshirë në aktivitete jashtëshkollore si student gjatë Ausbildung
  • Gjermania ka një shkallë shumë të ulët papunësie, duke e bërë atë një opsion të mirë nëse jeni duke kërkuar për një punë menjëherë pasi të keni përfunduar Ausbildung
  • Jo vetëm nuk ka tarifë por gjatë Ausbildung ju mund të fitoni rreth 650 € deri në 1300 € në muaj
  • Si i huaj, ju mjaftojnë njohuri të gjuhës gjermane në nivelin B2 për të aplikuar 

Në varësi të asaj që zgjidhni, ndryshon edhe raporti mes teorisë dhe praktikës. Kjo e fundit në shumicën e rasteve realizohet në një kompani a institucion në lidhje të drejtpërdrejtë me atë që studioni. Ashtu si universitetet publike, Ausbildung është gjithashtu falas në Gjermani, kjo do të thotë që ju nuk duhet të paguani asnjë tarifë shkollimi.  Jo vetëm kaq, punëdhënësi do t’ju japë një rrogë mujore! Shumë lezetshëm! Apo jo? Përveç kësaj, ju mund të prisni disa përfitime të tjera shtesë si bileta e transportit, ushqimi në zyrë, etj.